
Billie Eilish kujton të shkuarën: Më vjen turp nga vetja!
Dritare.net
Billie Eilish është rrëfyer së fundmi për “Vogue Australia”, teksa treguar se ndihet shumë keq për disa veprime të së shkuarës. Ajo ka treguar se çfarë do të thotë të rritesh para syrit të publikut dhe në moshën e internetit.
“Është shumë e çuditshme se si bota mund të shikojë çdo aspekt të jetës tënde dhe të ta rikujtojë atë. Interneti risjell gjëra të së shkuarës të çdo njeriu dhe mendoj "A nuk mendoni ju njerëz se të gjithëve ju vjen tmerrësisht shumë turp për të shkuarën? A nuk mendoni se siç iu vjen juve turp për të shkuarën, mund t'iu vijë edhe të tjerëve? Kam thënë shumë gjëra atëherë, për të cilat tani nuk jam dakord, ose mendoj të kundërtën. Gjëja më e çuditshme është se asgjë nuk humbet pasi publikohet në internet. Çdo intervistë që kam dhënë kur isha 15 vjeçe është ende aty dhe mendoj vazhdimisht për këtë gjë. Kam dhënë një intervistë ku dikush më pyeti: "Çfarë bën kur nuk bën muzikë?" Dhe unë i thashë "Edhe kur nuk jam duke bërë muzikë, jam duke bërë muzikë". Dhe në fakt këtë gjë e ka thënë Lil Wayne në një intervistë dhe unë e pashë dhe e thashë. Dhe kjo nuk ishte as e vërtetë! Kur je adoleshent nuk e njeh veten, kështu që përpiqesh ta kuptosh veten. Kjo ishte gjëja më e vështirë për mua: nuk e dija vërtetë se si ndihesha. Kështu që thjesht mbahesha pas kësaj fasade", ka thënë Billie. Kujtojmë se pak kohë më parë, artistja u përfshi në një skandal ku shfaqej ajo në video me ofendime të rënda raciale. Fansat menjëherë i kërkuan të kërkonte falje publike./M.M-dritare.net

















