
Billie Eilish kërkon falje publike për videot me ofendime raciale!
Dritare.net
Këngëtarja e famshme Billie Eilish ra pjesë e një filmimi të vjetër të saj, i cili e tregonte Billie-n duke përdorur një gjuhë e cila përfshinte ofendime raciale dhe tone të ashpra. Fansat menjëherë i kanë dalë kundër duke u shprehur se ndihen të zhgënjyer dhe se admirimi për të mund të venitet shumë shpejt nëse ajo nuk arrin të kuptoj gabimin dhe pasojat qe ai do të sjellë.
Mjaft sponsorë dhe mbështetës të saj janë duke u tërhequr e duke e detyruar Billie të dalë e të kërkojë falje publike, për veprimet e saj lënduese dhe gjuhën denigruese që ajo ka përdorur. Pritet të merret një vendim në syrin publik lidhur me reputacionin e saj dhe sa shumë do të dëmtohet karriera e Billie që vitet e fundit ka kapur majat më të larta./M.T/dritare.net

















