
Bill Gates vaksínohet kundër Covíd-19 dhe tregon si ndihet
Dritare.net
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili financon kërkime mjèkësore dhe programe vaksínash përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates është vaksínuar kundër kovídit. Ai shpeshherë ka folur për besimin në efektivitetin e vaksínës kundër kovídit dhe të premten ishte radha e tij për ta marrë dozën e parë. Gates publikoi një foto të vetën, teksa bënte vaksínën. Ai falënderoi ata që ndihmuan në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksínës dhe vuri në dukje se ndihet mirë: "Një nga përfitimet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksínën kundër Covíd-19. Mora dozën e parë këtë javë dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë.", shkroi Gates. Bill Gates jeton në Uashington, shtet i cili po vaksínon këdo që është 65 vjeç e lart dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të lùftës dhe që janë në rísk nga vírusi. Gates mbushi 65 vjeç më 28 tetor, kështu që ai ishte në grupin e njerëzve që duhet të bënte vaksínën./K.C/dritare.net

















