Na ndiqni edhe në

Bota

Biden takohet me familjen Navalny

Biden takohet  me familjen Navalny

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua me gruan dhe vajzën e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny ditën e sotme. Takimi u zhvillua në Kaliforni, siç raporton CNN. Në fakt presidenti ka postuar në rrjetet sociale pamje nga takimi.

Biden takohet  me familjen Navalny

"Sot, u takova me Julia dhe Dasha Navalnaya, të dashurit e Alexei Navalny për t'u shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre të dhimbshme.

Trashëgimia e guximit të Alexei do të jetojë përmes Julia-s dhe Dasha-s dhe për njerëzit e panumërt anembanë Rusisë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.", shkroi Biden në Facebook./K.C/dritare.net