Na ndiqni edhe në

Bota

Biden: Së shpejti vaksinat antikovid gati për fëmijët nën 12 vjeç!

Biden: Së shpejti vaksinat antikovid gati për fëmijët

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur i bindur ditën e sotme se së shpejti vaksinat anti-Covid do të përshtaten për të përfshirë edhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare një hap “tmerrësisht i rëndësishëm” sipas tij për fitimin e luftës ndaj virusit që paralizoi botën për më shumë se 15 muaj.

Lajmin, presidenti amerikan e ka njoftuar në një bashkëbisedim me qytetarët në Cincinnati, që moderohej nga CNN. Aktualisht fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk rekomandohet të vaksinohen me asnjë prej dozave të kompanive të miratuara, kjo edhe për shkak se koronavirusi është ekstremisht i rrallë për këtë grupmoshë.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore federale raportuan për televizionin NBC se kompanitë Moderna dhe Pfizer po punojnë që të përshtatin vaksinat për fëmijë nën moshën 12 vjeç.

“Nuk po na japin datë ekzakte, por pritshmëria ime duke folur me shkencëtarët është se në muajt në vazhdim me fillimin e vitit shkollor në gusht, ose ndoshta në shtator, tetor ne do të marrim aprovimin final për të filluar vaksinimin e fëmijëve.”- tha mes të tjerash presidenti Biden i cili shtoi se nuk i bën presion dhe as influencon vendimet e shkencëtarëve në lidhje me rekomandimet që japin për masat anti-COVID.

Pritet që në SHBA të rekomandohet që të gjithë fëmijët nën 12 vjeç të mbajnë maska në shkolla.

“Me gjasa kjo ka për të ndodhur. Ata mbi moshën 12 vjeç do të mund të vaksinohen dhe nëse vaksinohesh, nuk është e nevojshme që të mbash maskë, por nëse nuk vaksinohesh duhet të mbahet maska”- ka shtuar Biden.

Ndërkohë për ata që nuk pranojnë të vaksinohen, Biden ka thënë: “Ne kemi një pandemi në duar dhe ata që nuk vaksinohet janë rrezik. Nëse vaksinohesh, nuk shkon në spital, nuk shkon në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk ke për të vdekur. Duhet të sillemi si amerikanë që duan t’ia dinë për bashkëqytetarët tanë”- ka përfunduar Biden./M.T/dritare.net