Biden dhe Putin zhvillojnë telefonatën e parë/ Ja për çfarë biseduan!
Dritare.net
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka patur bisedën e tij të parë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Sipas informacioneve nga Shtëpia e Bardhë, ai ka diskutuar me presidentin rus mbi disa çështje, që sulmi masiv kibernetik i kohëve të fundit deri tek rajoni i Krimesë dhe helmimi i dyshuar e burgosja e figurës kryesore të opozitës së vendit, Alexey Navalny. “Synimi i tij ishte gjithashtu të bënte të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në mënyrë të vendosur në mbrojtje të interesave tona kombëtare në përgjigje të veprimeve nga Rusia,” kanë theksuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Biden-i ka folur gjithashtu me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë edhe çështje që lidhen me Rusinë. Putin-i ishte një nga udhëheqësit e fundit botërorë që uroi Biden për fitoren e presidencës, atëherë kur ishte i sigurt se Trump-i e kishte humbur garën./M.M-dritare.net