
Biden dhe Harris, ceremoni për 500 mijë viktimat amerikane nga Còvid-19!
Dritare.net
Me SHBA-në që po i afrohet 500,000 vdèkjeve nga Còvid-19, presidenti Joe Biden do të jetë pjesë e një ceremonie ku do të ndizen qirinj për viktimàt, dhe do të mbahet një minutë heshtje. Njoftimi ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë. Ngjarja do të mbahet ditën e sotme, në orën 18.15 me orën lokale. Bashkë me Biden, do të jetë Zonja e Parë, Jill Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff. Ceremonia ka në fokus mesazhin që Biden kërkon të sjellë në përgjigje ndaj pandemisë së Còvid-19, që prej marrjes së detyrës muajin e kaluar. Një ditë para se të merrnin detyrën, Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre mbajtën një ceremoni të trishtë në Memorialin e Linkolnit për të përkujtuar 400,000 jetët e humbura nga Còvid-19 në SHBA në atë kohë. "Për të shëruar, duhet të kujtojmë," tha Biden në ngjarjen e janarit./M.M-dritare.net

















