Na ndiqni edhe në

Bota

Bella Hadid: Miqtë më braktisën, nuk më lejonin në shtëpitë e tyre!

Bella Hadid: Miqtë më braktisën, nuk më lejonin në

Në vitin 2020, Bella, së bashku me motrën e saj Gigi u përballën me kritika për mbështetjen e të drejtave palestineze gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Sipas Yahoo, Bella Hadid është shprehur se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. Modelja 25 vjeçare është vajza e supermodeles Yolanda Hadid, dhe biznesmenit palestinez të pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid.

Ajo e ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit me Palestinën. Në një interviste që ka dhënë së fundmi, modelja e famshme ka shpjeguar se si ajo humbi shumë oferta pune për shkak të qëndrimit të saj politik.

“Ka pasur kaq shumë marka që kanë pushuar së punuari me mua. Edhe shumë miq më kanë kthyer shpinën. Kisha miq që më braktisën plotësisht, si edhe miqtë me të cilët kisha darkuar të premten në mbrëmje, për shtatë vjet, tani thjesht nuk më lejojnë të hyj në shtëpinë e tyre.”, tha ajo.

Bella ka lindur në Uashington, DC, ku kaloi katër vitet e para të jetës së saj duke u rritur pranë të afërmve nga ana e saj palestineze. Por pasi prindërit e saj u ndanë kur Bella ishte katër vjeç, ajo, motra dhe vëllai i saj Gigi dhe Anwar, u zhvendosën në Santa Barbara, Kaliforni, me nënën e tyre./M.K/dritare.net