
BBC: Maskat e bëra në shtëpi, mund të jenë të rrezikshme për përhapjen e virusit!
Dritare.net
Maskat, dorezat dhe mjetet e tjera mbrojtëse mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Disa njerëz janë duke bërë edhe maska në kushte shtëpie. Por jo vetëm, të tjerët përdorin gjithashtu shaje apo shami. Por a janë këto mënyra alternative të sigurta?
Si fillim duhet të dini se jo të gjithë personat duhet të mbajnë maska. Organizatat Botërore e Shëndetit, sugjeron se janë vetëm dy grupe njerëzish që duhet të mbajnë maska: ata që janë të sëmurë, dhe ata që kujdesen për të sëmurët.
Përsa i përket maskave të bëra në shtëpi, autoritetet thonë se ata nuk janë aspak të sigurta. Madje, sipas tyre, ata kanë disa herë më shumë rrezik se maskat e tjera për përhapjen e Covid-19. Sipas ekspertëve, ekziston një shans i lartë që grimcat e virusit mund të kalojnë nëpër rrobën e përdorur për maskën. Mbretëria e Bashkuar ndryshe nga Nju Jorku, nuk rekomandon vendosjen e këtyre maskave. Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock thotë se qeveria po ndjek këshillat mjekësore dhe shkencore për përdorimin e tyre./L.F-dritare.net

















