Na ndiqni edhe në

Bota

Balona kineze mbi SHBA, flet për herë të parë Joe Biden!

Balona kineze mbi SHBA, flet për herë të parë Joe Biden!

Presidenti Joe Biden thotë se SHBA-ja do të kujdeset për balonën që dyshohet se është e Kinës që u kap duke fluturuar dje në SHBA.
Biden, i cili nuk tregoi detaje të mëtejshme, po përballet me presion të madh brenda vendit për të rrëzuar objektin. Zyrtarët kundërshtuan rrëzimin e balonës për shkak të rrezikut të rënies së copave të saj.

Balona kineze mbi SHBA, flet për herë të parë Joe Biden!
Incidenti vjen në mes të tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, ndërsa Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken anuloi një udhëtim në Pekin bazuar nga kjo ngjarje.
Blinken tha se prania e balonës vëzhguese ishte një akt i papërgjegjshëm. Megjithatë, Kina e cila thotë se është një balonë e humbur për shkak të moti të keq, ka kërkuar që kjo mosmarrëveshje të trajtohet me mendje të ftohtë,
Balona gjigante e bardhë u vu re për herë të fundit mbi Misuri dhe pritet të arrijë në bregun lindor të SHBA-së pranë Karolinës gjatë fundjavës. Ndërkohë SHBA-ja raportoi për një balonë të dytë kineze që lundronte mbi Amerikën Latine./K.C/dritare.net