AstraZeneca dhe BE pérplasen hapur për vaksínën: Kontrata jonë, jo më sekret
Dritare.net
Tensíoni midis Bashkimit Evropian dhe kompanive që prodhojnë vaksína antikovíd vazhdon të rritet. Ditët e fundit janë zhvilluar dy takime shumë të tensionuara dhe me rezultate jopërfundimtare, mes përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të AstraZenecës, kompania farmaceutike britanike që prodhoi vaksínën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. BE-ja i kërkon AstraZenecës të respektojë kohën që u ra dakord për të dorëzuar dozat, për të lejuar shtetet të planifikojnë fushata vaksínimi. Mëngjesin e sotëm, një zyrtar i BE-së, tha se, AstraZeneca ishte tërhequr nga takimi që do të zhvillohet sot, por kompania ka insistuar se ajo do të marrë pjesë. Të premten e kaluar, AstraZeneca njoftoi një ulje prej 60 për qind të dërgesave në tremujorin e parë të 2021-shit dhe kjo e bën jashtëzakonisht të vështirë për vendet e BE-së, që t’i marrin vaksínat sa më shpejt. CEO i AstraZenecë, Pascal Soriot tha sot se, grupi farmaceutik nuk ka asnjë detyrim ndaj BE-së përveç se të bëjë "më të mirën e tij" për të siguruar dozat e përcaktuara në kontratë. Soriot citoi kontratën e nënshkruar me Komisionin Evropian, të cilën BE-ja nuk e publikoi kurrë, duke e mbajtur të fshehtë, si të gjitha kontratat e tjera, pavarësisht se shpeshherë është kërkuar transparencë nga eurodeputetët dhe gazetarët./K.C/dritare.net