Na ndiqni edhe në

Bota

Inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukje, paralajmërojnë ekspertët!

Inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukje,

Inteligjenca artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind.

Dhjetra persona kanë mbështetur një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e AI, intelifgjencës artificiale.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në të.

Por të tjerë thonë se frika është e tepruar.

Sipas BBC, Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI, Demis Hassabis shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic kanë mbështetur të gjithë deklaratën.

Geoffrey Hinton, një i ashtuquajtur "kumbar i AI", i cili lëshoi ​​një paralajmërim të mëparshëm për rreziqet e AI, gjithashtu e ka mbështetur thirrjen.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se frika nga AI që shkatërron njerëzimin është jorealiste dhe një shpërqendrim nga çështje të tilla si paragjykimet në sisteme që tashmë janë problem./A.ZH-dritare.net