
Arrestohet Caroline Jurie/ I hoqi kurorën fitueses në konkursin e bukurisë: Është e divorcuar!
Dritare.net
Fituesja e një çmimi të madh bukurie në Sri Lanka ka pësuar dëmtime në kokë pasi një përleshje shpërtheu në skenë. Mbretëresha e bukurisë Pushpika De Silva fitoi titullin "Mrs. Sri Lanka" në një ceremoni të dielën. Disa momente më vonë, fituesja i vitit 2019 tërhoqi kurorën e De Silvas, duke pretenduar se nuk mund t'i jepej titulli sepse ishte divorcuar. Çmimi tani i është kthyer zonjës De Silva, pasi organizatorët e konkursit konfirmuan se ajo nuk është e divorcuar. Juria e shpalli De Silvan fituesen e vitit 2021 në finalen e Sri Lanka në një teatër në Colombo. Por fituesja e vitit 2019, Caroline Jurie, ia hoqi kurorën zonjës De Silva, duke përmendur një rregull konkursi se konkurrentet duhet të jenë të martuara dhe jo të divorcuara. Organizatorët i kanë kërkuar falje zonjës De Silva, e cila thotë se ajo është e ndarë, por jo e divorcuar. Në një postim në Facebook, ajo shkruante se shkoi në spital për t'u trajtuar për dëmtime në kokë pas incidentit. De Silva tha se do të ndërmerrte veprime ligjore për mënyrën e paarsyeshme dhe fyese me të cilën ishte trajtuar. "Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka," tha De Silva në një konferencë për shtyp. Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm”, shtoi ajo. “Policia arrestoi Caroline Jurie dhe një modele tjetër mbi incidentin e së dielës me akuzat e lëndimit të thjeshtë dhe kauzës kriminale”, tha zëdhënësi i policisë Ajith Rohana për BBC-në./M.M-dritare.net

















