Na ndiqni edhe në

Bota

Armëpushimi merr fund/ Nisin sërish konfliktet Izrael-Gaza!

Armëpushimi merr fund/ Nisin sërish konfliktet Izrael-Gaza!

Izraeli thotë se ka bërë disa sulme ajrore kundër bazave ushtarake të Hamasit në Gaza, pas disa balonave me zjarr të lëshuara nga militantët e Hamasit. Shpërthimet janë dëgjuar në Gaza në orët e para të së mërkurës.

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se balonat ndezëse të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha nga komunitetet në Izraelin jugor.

Ky cilësohet shpërthimi i parë më i madh që pas armëpushimit të shpallur më 21 maj, pas 11 ditësh luftimesh midis të dy palëve.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj luftarakë kishin goditur bazat ushtarake të operuar nga Hamas në Khan Younis dhe Gaza City.

Armëpushimi merr fund/ Nisin sërish konfliktet Izrael-Gaza!

Ky është sulmi i parë i dhunshëm që kur qeveria e re e koalicionit izraelit erdhi në fuqi këtë të diel, e kryesuar nga Naftali Bennett dhe duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër./dritare.net