
Arianna Huffington mbush 70 vjeç dhe tregon sekretin e jetës
Dritare.net
Themeluesja e Thrieve Global dhe bashkëthemeluesja e Huffington Post, Arianna Huffington, ditën e djeshme festoi ditëlindjen, duke mbushur plot 70 vjeç.
Ajo është një nga gratë më me ndikim në botë, dhe në një postim në Instagram, ka treguar suksesin e jetës, duke rrëfyer një histori të sajën personale që në kohën kur e përjetoi iu duke tragjike, por sot ka kuptuar se ishte vendimi i duhur.
Lexojeni më poshtë mesazhin e saj:
"Mbaj mend gjënë më të vështirë që më ka ndodhur kur isha në të 20-tat e mia, atëherë kur të gjithë gjërat e vështira ndodhin në jetë. Isha shumë e dashuruar me një djalë. Ai ishte dy herë më i madh se unë dhe sa gjysma e masës time. Ishte shkrimtar brilant. Ne jetonim në Londër dhe ai ishte mentori im në shkrime që bëja. Pastaj, unë doja të kisha fëmijë, ai jo. Ai nuk donte të martoheshim, por unë doja shumë të kisha fëmijë dhe mora një vendim të vështirë, e lashë. Nuk ndenja më në Londër, u zhvendosa në Neë York. Shumë e dhimbshme atëherë. Por kur e mendoj, gjërat më të mira më kanë ndodhur në jetë; dy vajzat, puna, Haffington Post, të jem sot këtu me ju, ndodhën sepse një burrë nuk donte të martohej me mua. Mbajeni mend këtë!", tha Arianna Huffington./E.B-dritare.net

















