Na ndiqni edhe në

Bota

Anëtarët e kabinetit të Donald Trump kërcënohen me bombë!

Anëtarët e kabinetit të Donald Trump kërcënohen me

Anëtarët e kabinetit të Donald Trump kanë qenë objektiv i “kërcënimeve të dhunshme”, duke përfshirë kërcënimet për vendosjen e bombave, tha sot zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan.

Kërcënimet u bënë mbrëmë dhe këtë mëngjes dhe autoritetet vepruan shpejt për të garantuar sigurinë e atyre që ishin kërcënuar, tha zëdhënësja Caroline Levitt. Levitt nuk specifikoi se kush ishin objektivat dhe nuk elaboroi natyrën e kërcënimeve.


Zëdhënësja e Trump tha se kërcënimet varionin nga kërcënimet me bombë në praktikën e raportimit të rremë të një krimi për të shkaktuar një prani të armatosur policore në shtëpinë e dikujt./K.C/dritare.net