Na ndiqni edhe në

Bota

Amerika akuzon princin saudit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi!

Amerika akuzon princin saudit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi!

Një raport i inteligjencës amerikane ka implikuar princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në lidhje me vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi në vitin 2018. Raporti i lëshuar nga administrata e presidentit Biden, thekson se princi miratoi një plan për të kapur ose vrarë gazetarin saudit me bazë në SHBA. Kjo është hera e parë që Amerika përmend publikisht princin e Kurorës, i cili mohon të ketë urdhëruar vrasjen. Khashoggi u vra ndërsa vizitonte konsullatën saudite në Stamboll, Turqi. Ai ishte i njohur për kritikat e tij ndaj autoriteteve Saudite.“Ne vlerësojmë se princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman miratoi një operacion në Stamboll, për të kapur ose vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi”, thuhet në përmbledhjen e raportit. CIA thuhet se që prej vitit 2018 besonte se princi i Kurorës kishte urdhëruar vrasjen, por pretendimi se ai ishte i përfshirë në ngjarje nuk ishte bërë publik më parë nga zyrtarët amerikanë./M.M-dritare.net