Amber Heard: Mbështetësit e Depp më kanë kërcënuar me vdekje!
Dritare.net
Për shkak të gjyqit me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, Amber Heard thotë se është përballur me qindra kërcënime me vdekje. Heard thotë se ndjehet e poshtëruar.
“Ndoshta është e thjeshtë të harrosh, por unë jam qenie njerëzore”, shprehet Heard. Depp, 58 vjeç, ka paditur zonjën Heard, 36 vjeç për një artikull që ajo shkroi ku tha se ishte viktimë e abuzimit. Depo ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë. Gjatë më shumë se një muaji dëshmi, juristët janë paraqitur me versione krejtësisht të ndryshme të incidenteve që ndodhën gjatë dy viteve të trazuara të çiftit së bashku.
Të dy aktorët akuzojnë njëri-tjetrin si agresor në lidhje dhe kanë thirrur dëshmitarë për të dëshmuar në emër të tyre. Një numër i dëshmitarëve të thirrur nga ekipi i Depp kanë kundërshtuar pretendimet e zonjës Heard./L.F-dritare.net