Na ndiqni edhe në

Bota

Akuza për parregullsi në zgjedhje/ Rrëzohet padia e Trump, në Pensilvani

Akuza për parregullsi në zgjedhje/ Rrëzohet padia e Trump,

Një gjykatës në Pensilvani ka hedhur poshtë procesin gjyqësor nga fushata Trump që kërkonte të zhvleftësonte miliona vota postare në shtetin e betejës.

Gjykatësi Matthew Brann tha se padia, e cila mbështetej në akuza për parregullsi, ishte "pa meritë".
Ky veprim i hap rrugën Pensilvanisë që javën e ardhshme të certifikojë fitoren e Joe Biden, që kryeson me më shumë se 80,000 vota.
Është goditja e fundit për Donald Trump, i cili po përpiqet të përmbysë humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Ai refuzon të pranojë humbjen dhe ka bërë akuza për mashtrim të gjerë zgjedhor, pa dhënë ndonjë provë.
Mungesa e një marrëveshjeje ka përmbysur procesin që normalisht pason një zgjedhje në SHBA./K.C/dritare.net