
Akuza ndaj CEO-s së softuerit, 2 miliardë dollarë evazion fiskal
Dritare.net
Akuza për evazion fiskal janë ngritur ndaj drejtori ekzekutiv të softuerit, Robert Brockman. Shuma për të cilën akuzohet manjati i teknologjisë është 2 miliardë dollarë.
CEO i kompanisë së programeve Reynolds & Reynolds, akuzohet për evazion fiskal, mashtrim elektronik, pastrim parash dhe krime të tjera si pjesë e një skeme gati 20-vjeçare për të fshehur rreth 2 miliardë dollarë të ardhura. Ai akuzohet edhe për mashtrimin e investitorëve në letrat me vlerë të kompanisë së tij të softuerit, informon dritare.net
Brockman themeloi Universal Computer Systems, një ekonomat i sistemeve dhe programeve kompjuterikë për shitje makinash, në 1970. Në 2006-ën, kompania u bashkua me Reynolds & Reynolds, ku Brockman tani është CEO. Para se t’i kushtohej teknologjisë, ai shërbeu në marinën amerikane dhe ka punuar për Ford (F) dhe IBM./K.C/dritare.net

















