Na ndiqni edhe në

Bota

Aktorja e famshme: Të gjitha gratë që unë njoh janë ngacmuar seksualisht

Aktorja e famshme: Të gjitha gratë që unë njoh janë

Aktorja e famshme Keira Knightley tha se çdo grua që ajo njeh është ngacmuar seksualisht, duke përfshirë edhe veten. Duke folur për revistën Harper's Bazaar, aktorja britanike tha se kjo situatë është dëshpëruese.

“Unë nuk njoh dikë që nuk është ngacmuar, në një farë mënyre, nëse është ngacmuar me sy, prekur me duar, ose ndonjë djalë që thotë se do të të çajë fytin, ose do të të godasë në fytyrë, ose çfarëdo që të jetë, të gjithave u ka ndodhur.", tha aktorja.

Një sondazh nga UN Women UK i publikuar në mars 2021, zbuloi se 97% e grave/vajzave të moshës 18 deri 24 vjeç përjetuan ngacmime seksuale në hapësirat publike./K.C/dritare.net