Aktori turk kërkon ndihmë: Vajza dhe nëna e saj janë nën rrënoja!
E Hënë 6 Shkurt 2023, 12:12
Dritare.net
Aktori veteran i teatrit Orhan Aydin ka kërkuar ndihmë pasi nuk ka mundur të kontaktojë me vajzën dhe ish-bashkëshorten e tij pas tërmetit në Hatay.
Ai thotë se vajza dhe ish-gruaja e tij janë nën rrënoja pasi shtëpia u shkatërrua pas tërmetit 7,7 ballë që ra mbrëmë. Përmes një postimi në Twitter aktori kërkon ndihmë që t’i gjendet vajza dhe ish-gruaja.
"Nuk mund të kontaktoj me vajzën time dhe nënën e saj. Shtëpia u shkatërrua, vajza ime dhe nëna e saj janë nën rrënoja. Ndihmë...", shkroi aktori ndërsa shënon edhe adresën e shtëpisë së vajzës dhe nënës së saj./K.C/dritare.net

















