
Aktori i njohur zbulon se ka kancer dhe jep një mesazh sensibilizues!
E Enjte 10 Qershor 2021, 22:10
Dritare.net
Aktori i njohur, Jesse Tyler Ferguson ka mësuar së fundmi gjatë një ekzaminimi të rregullt mjekësor është diagnostikuar me kancer të lëkurës.
Këtë gjë aktori e ka bërë vetë të ditur përmes një mesazhi për ndjekësit, të cilët i uruan më të mirat.
“Vetëm për t’iu kujtuar që të shkoni te mjeku rregullisht. Te dermatologu veçanërisht, nëse keni lëkurë të zbehtë si unë. Këtë herë, është kanceri i lëkurës… Por nuk është shumë shqetësuese, kalon me kohën, do të jem mirë. Vetëm se tani duhet të përdor shumë krem dielli” ka shkruar aktori./dritare.net

















