
Aktori i famshëm turk në një lidhje me gazetaren italiane
E Martë 12 Janar 2021, 19:07
Dritare.net
Ky është një nga thashethemet më të nxehta të javës, në shoubizin italian dhe atë turk. Aktori i famshëm turk, Can Yaman dhe gazetarja italiane e sportit, Diletta Leotta janë në një lidhje. Konfirmimet vijnë nga spikerja e radios dhe shoqja e gazetares, Anna Pettinelli. Vetë Can dhe Diletta nuk kanë komentuar për momentin, por prezantuesja e sportit ngjall kuriozitet teksa poston një foto nga dhoma e hotelit duke mbajtur një buqetë me lule. Një dedikim romantik nga aktori më i pashëm i Turqisë? Kushedi! Mbase po, por le të presim e të shohim./K.C/dritare.net

















