
Mbrëmjen e djeshme në Itali është shënuar një aksident tragjik në Rezzato, në provincën e Brescias. Një autobuz dhe një makinë janë përplasur dhe si pasojë 5 të rinj kanë humbur jetën menjëherë. Sipas të dhënave të deritanishme, makina ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në korsinë e gabuar dhe i ka dalë para autobuzit. Shoferi i autobuzit është plagosur lehtë.
Viktimat ishin nga mosha 17-22 vjeç. Zjarrfikësit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të pestëve nga makina plotësisht e thërrmuar. Për këtë arsye rruga provinciale 45 ka qëndruar e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë natës./Xh.Xh/dritare.net

















