Na ndiqni edhe në

Bota

Aksídentohet rèndë kampioni i golfit, Tiger Woods

Aksídentohet rèndë kampioni i golfit, Tiger Woods

Kampioni i golfit, Tiger Woods është aksídentuar rèndë ditën e sotme. Woods iu nënshtrua një operacioni pasi pësoi dëmtime të shumta në këmbë nga aksídenti me makinë në Los Angeles, Kaliforni. Kampioni 15 herë i golfit, u nxor nga rrënojat e makinës nga zjarrfikësit dhe ndihmësmjekët. Agjenti i Woods, Mark Steinberg tha: "Ai aktualisht është në operacion dhe ne ju falënderojmë për privatësinë dhe mbështetjen tuaj." Steinberg konfirmoi se Woods ka pësuar dëmtime të shumta në këmbë.

Aksídentohet rèndë kampioni i golfit, Tiger Woods

Woods u përfshi në një aksídent me makinë edhe në nëntor të 2009-ës, i cili i prishi shumë punë, i dha fund martesës së tij, e largoi ca kohë nga golfi, si dhe e la me dëmtime të shumta. Në vitin 2017 Woods u arrestua pasi u gjet duke fjetur në timonin e makinës, ndërkohë që ishte në lëvizje dhe u shpall fajtor./K.C/dritare.net