Adoleshenti i ofroi lule 15-vjeçares, ajo nuk i mori, ai e vrau me hanxhar
Dritare.net
Një adoleshent 17-vjeçar ka goditur për vdekje me hanxhar një vajzë 15-vjeçare, pasi ajo refuzoi të dilte me të dhe nuk pranoi lulet që ai i dha. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Croydon të Londrës përballë dhjetëra kalimtarëve, të cilët u tmerruan.
Siç raporton Daily Mail, dëshmitarët okularë kanë parë një grup studentësh duke zbritur nga një autobus dhe më pas ka shpërthyer një sherr mes vajzës dhe të riut.
Një dëshmitar pohoi se e kishte dëgjuar vajzën t’i thoshte djalit se nuk donte të dilte më me të, ndërsa një tjetër tha se ajo nuk i pranoi lulet që ai i ofroi asaj. Një tjetër person që dëgjoi sherrin, tha se vajza ishte ndarë nga djali një ditë më parë. Më pas i riu ka nisur të sillet dhunshëm dhe ka nxjerrë një hanxhar me të cilin e goditi në qafë.
Me gjithë përpjekjet e shoferit të autobusit dhe një pasagjeri, si dhe ekipet e shpëtimit, vajza humbi jetën pak kohë pas sulmit nga adoleshenti./K.C/dritare.net
????Croydon / südlich v. London. Ein 15 Jähriges Mädchen wurde heute morgen an einer Bushaltestelle niedergestochen und unterlag Ihren Verletzungen .???? Der Täter hatte Sie mit einer Machete so schwer verletzt das Sie keine Chance hatte. ????????. pic.twitter.com/hvAHISCXL3
— CW Junior ⬛???????? ???? (@CWjunior3) September 27, 2023