Na ndiqni edhe në

Bota

A do t'i jepet leje Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë kundër Rusisë? Ja çfarë vendosi Biden!

A do t'i jepet leje Ukrainës të përdorë raketa me rreze

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer nuk sinjalizoi ndonjë vendim për lejimin e Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë. pas bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington. Kur u pyet nëse e kishte bindur Bidenin që të lejonte Ukrainën të lëshonte raketa me rreze të gjatë "Storm Shadow" në Rusi, Sir Keir tha se ata kishin pasur një diskutim të gjatë dhe produktiv, duke përfshirë Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe Indo-Paqësorin.

Shtëpia e Bardhë tha se ata shprehën gjithashtu shqetësim të thellë për ofrimin e armëve vdekjeprurëse nga Irani dhe Koreja e Veriut për Rusinë. Më herët presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore që të mos lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë.

Putin tha se një veprim i tillë do të përfaqësonte pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të NATO-s në luftën e Ukrainës.

Duke iu drejtuar gazetarëve përpara takimit, Biden tha: "Unë nuk mendoj shumë për Vladimir Putin".

Deri më sot, SHBA dhe Britania e Madhe nuk i kanë dhënë leje Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave brenda Rusisë, nga frika e përshkallëzimit. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve perëndimorë të Kievit që të autorizojnë një përdorim të tillë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, qytetet kanë qenë nën bombardime të përditshme nga Rusia. Ukraina thotë se moslejimi për të goditur bazat nga të cilat janë nisur këto sulme pengon aftësinë e saj vetëmbrojtëse./M.K-dritare.net