Na ndiqni edhe në

Bota

8-vjeçarja vdiq, sepse refuzuan t'i japin ilaçin. Burg për grupin fetar në Australi!

8-vjeçarja vdiq, sepse refuzuan t'i japin ilaçin. Burg

Autoritetet australiane kanë akuzuar 12 anëtarë të një grupi fetar se janë fajtorë për vrasjen e një vajze 8-vjeçare.

Fëmija vdiq në shtëpinë e saj në Rangeville, në Queenslandin jugor, më 7 janar, pasi dyshohet se grupi fetar i cili jetonte në të njëjtën shtëpi i mohoi trajtimin mjekësor për një periudhë prej gjashtë ditësh. Vogëlushja vuante nga diabeti i tipit 1 dhe refuzimi për t’i dhënë insulinën duke pretenduar se lutjet do e shpëtonin, rezultoi fatale për të.

Shërbimet e urgjencës nuk u kontaktuan deri rreth orës 17:30 të 8 janarit, një ditë pas vdekjes së saj. Numri i përgjithshëm i të dyshuarve të akuzuar për vrasje në këtë rast shkon në 14.

8-vjeçarja vdiq, sepse refuzuan t'i japin ilaçin. Burg

Policia pretendon se të akuzuarit rishtazi për vrasje ishin të pranishëm gjatë periudhës që çoi në vdekjen e vajzës dhe nuk pranuan të kërkonin ndihmë mjekësore, pavarësisht se ishte në dijeni se ajo ishte në rrezik për jetën.

"Prindërit e vajzës, një grua 47-vjeçare dhe një burrë 50-vjeçar, u akuzuan në janar për vrasje, torturë dhe mospërmbushje të nevojave themelore jetësore", sipas policisë së Queensland.

Paraqitja e tyre më e fundit në gjykatë ishte në qershor. Të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim dhe do të dalin para gjykatës ditën e nesërme/M.K/dritare.net