
8-vjeçarja që braktisi diamantet për t’u bërë murgeshë!
Dritare.net
8-vjecarja Devanshi Sanghvi mund të kishte zgjedhur të rritej duke drejtuar një biznes diamantesh miliona dollarësh. Por vajza e një tregtari të pasur diamantësh vendosi të vishet me një sari të bardhë, zbathur dhe shkon derë më derë për të kërkuar lëmoshë.
Javën e kaluar, Devanshi, e madhja nga dy vajzat e Dhanesh dhe Ami Sanghvi, hoqi dorë nga bota dhe u bë murgeshë.
Sanghvis është në mesin e 4.5 milionë xhainëve që praktikojnë xhainizmin, një nga fetë më të vjetra në botë, e cila hodhi rrënjë në Indi më shumë se 2500 vjet më parë.
Studiuesit fetarë thonë se numri i xhainëve që kanë hequr dorë nga bota materiale është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit, megjithëse janë të rralla rastet me fëmijë sa Devanshi./K.C/dritare.net

















