Na ndiqni edhe në

Bota

47 vjet martesë, çifti ndërron jetë brenda një minute!

47 vjet martesë, çifti ndërron jetë brenda një

Patricia dhe Leslie McWaters kaluan 47 vjet së bashku, duke rritur fëmijët e tyre, pastaj nipërit dhe mbesat. Një javë më parë, çifti nga Michigan-i ndërruan jetë të dy nga Covid-19, me një minutë diferencë.

"Ata bënë gjithçka së bashku dhe megjithëse ne jemi të tronditur për këtë, por gjithashtu mendojmë se nuk është për t'u habitur, sepse ata ishin bashkë gjatë gjithë kohës dhe kanë kaluar një jetë të lumtur”, ka thënë një nga dy vajzat e tyre, Joanna Sisk.

Në pamje të parë ata ishin krejt të ndryshëm, ajo ishte një infermiere në pension dhe ai ishte një veteran argëtues dhe shofer kamioni në pension.

Patricia u infektua me Covid-19 ndërsa ishte me të shoqin në një restorant, dhe disa ditë dhe ky i fundit rezultoi pozitv. Të dy ndërruan jetë më 24 nëntor me një minutë diferencë nga njëri-tjetri./M.M-dritare.net