Na ndiqni edhe në

Bota

3,500 të mitur, 185 akuza, një 12-vjeçare e vdekur. Dënim të përjetshëm për 26-vjeçarin shantazhues

3,500 të mitur, 185 akuza, një 12-vjeçare e vdekur. Dënim


“Zhvatës i neveritshëm, një nga më të këqijtë”, “Vendi i tij është pas hekurave të burgut”, “Vështirë që dikush të mendojë për këdo që paraqet rrezik më të madh."

Shumë zemërim u dëgjua në Gjykatën e Kurorës në Belfast kundër 26-vjeçarit Alexander McCartney, i cili u dënua të premten me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 20 vjetësh.

Vlerësohet se mes viteve 2013 dhe 2019 ai kishte në shënjestër mbi 3500 fëmijë, vajza të mitura që i “peshkonte” përmes internetit. Njëra prej tyre, kur ishte vetëm 12 vjeçe, i dha fund jetës. Autoritetet gjyqësore u përqendruan te 70 fëmijë për ta bërë gjyqin më të menaxhueshëm.

Viktimat ishin të moshës nga 10 deri në 16 vjeç dhe vinin nga Britania, Evropa, Australia dhe Zelanda e Re, në gjithsej 30 vende.

Lista e akuzave me të cilat përballej ishte e pafundme: gjithsej 185 akuza për zhvatje, nxitje të një fëmije për t'u përfshirë në aktivitet seksual dhe prodhim dhe shpërndarje të imazheve të pahijshme të fëmijëve.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm me akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe kërkimit të vajzave nën 13 vjeç për aktivitet seksual, i cili përfshinte depërtim. Ai mori gjithashtu dënime të tjera: 10 vjet për secilën nga 45 akuzat e shkallëve të ndryshme në lidhje me aktivitetin seksual me vajzat e mitura, gjashtë vjet për secilën nga 29 akuzat e posedimit të imazheve të pahijshme dhe 10 vjet për secilën nga 58 akuzat e zhvatjes.

3,500 të mitur, 185 akuza, një 12-vjeçare e vdekur. Dënim

Ai nuk do të mund të aplikojë për lirim me kusht deri në vitin 2039. Rasti i tij ishte një nga hetimet më të mëdha në botë, raporton Guardian.

McCartney u arrestua disa herë midis 2016 dhe 2019, por vazhdoi aktivitetin kriminal pavarësisht lirimit me kusht derisa u dërgua në paraburgim. Ai pretendoi në polici se ishte i varur nga bixhozi dhe se i kishte borxh rreth 1000 £. Ai gjithashtu pretendoi se edhe ai kishte qenë viktimë e kësaj gjuetije në adoleshencë, megjithëse prokurorët nuk gjetën prova për të mbështetur pretendimin.

Herën e parë që u vu në shënjestër të policisë, në vitin 2016, në banesën e tij iu gjetën tetë kompjuterë, katër laptopë, tetë tabletë dhe nëntë celularë. Imazhet e pahijshme të fëmijëve u gjetën në katër pajisje të tjera. Një bisedë me një vajzë 13-vjeçare nga Skocia në vitin 2019 çoi në zbulimin e McCartney dhe shtrirjen e madhe të shantazhit të tij./K.C/dritare.net