
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të mëdhatë në botë, është goditur sot gjatë një sulmi nga Irani. Si pasojë e incidentit, të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tym dhe rrënoja brenda terminalit 3 të aeroportit, ndërsa disa video tregojnë evakuimin e pasagjerëve gjatë sulmit. Autoritetet kanë nisur menjëherë procedurat e emergjencës dhe trajtimin e të plagosurve.

Ngjarja ndodh në një kohë tensioni në rajon, pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, ndaj të cilave Irani ka reaguar me këtë sulm. Aeroporti vazhdon të jetë pjesërisht i mbyllur dhe udhëtarët këshillohen të ndjekin njoftimet e autoriteteve./K.C/dritare.net