Sulm me armë në një shkollë në SHBA, Biden: Senati të miratojë ndalimin e armëve sulmuese!
Dritare.net
Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë fillore në Nashville, Tenesi. 28 vjeçarja, Audrey Hale ka vrarë me kallashnikov 6 persona në ambientet e brendshme të shkollës 3 nga të cilët ishin fëmijë të moshës 9 vjeç dhe 3 persona të rritur.
Autorja Audrey Hale u qëllua për vdekje gjatë përplasjes me policinë në shkollën private kristiane. 28-vjeçarja u identifikua nga policia si transgjinore dhe sipas tyre ajo ishte një ish- nxënëse e kësaj shkolle.
Hale kishte harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve para se të kryente vrasjet. Në pamje duket momenti që me kallashnikov në dorë qëllon xhamat teksa hyn brenda.
6 viktimat janë Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs, dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç si dhe Cynthia Peak dhe Mike Hill, të dy 61 vjeç dhe mësuesja e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeçe.
Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti sulmin e së hënës "të rëndë" dhe "trishtues".
Ai tha se SHBA duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur shkollat dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë ndalimin e armëve sulmuese./A.ZH-dritare.net