Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar në Doğanşehir të Malatya, në Turqi në orën 20:20. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 9.75 kilometra nën tokë. Eksperti i tërmeteve Prof. Dr. Şükrü Ersoy tha për CNN TÜRK se ky tërmet nuk mund të shkaktojë shkatërrime në zonë, por duhet pasur kujdes për ndërtesa e dëmtuara.
“Fatkeqësisht, shumica e pasgoditjeve në Malatya ndodhin në këtë rajon. Magnitua 4.6 mund të mos konsiderohet një pasgoditje. Sepse tërmeti i Elbistanit duket të jetë një tërmet i pavarur. Ka shumë tërmete të tilla, por është një vend shumë interesant. Malatya është dashur të përballet me shumë tërmete në 400 vitet e fundit. Sigurisht, 4.6 nuk është tërmet shkatërrues. Nuk ka asnjë mënyrë që të shkaktojë ndonjë shkatërrim. Megjithatë, duhet pasur kujdes veçanërisht në ndërtesat e dëmtuara. Një tërmet i tillë nuk do të pasohet nga një tërmet i madh. Këtu mund të ndodhin tërmete me magnitudë afër 6 ballë.”, tha ai./K.C/dritare.net