Na ndiqni edhe në

Bota

Austri/Të mbijetuarit e Holokaustit vàksìnohen në Ditën e Kujtesës!

Austri/Të mbijetuarit e Holokaustit vàksìnohen në

Qindra të mbijetuar të Holokaustit në Austri dhe Sllovaki janë treguar të gatshëm të bënin vàksìnën e tyre të parë kundër kòronavìrusit, ditën e sotme duke pranuar vuajtjet e tyre të kaluara me një nderim të veçantë, 76 vjet pas çlirimit të kampit të vdekjes në Auschwitz, ku nazistët vranë më shumë se 1 milion hebrenj dhe jo vetëm. "Ne ua kemi borxh atyre," tha Erika Jakubovits, organizatore e komunitetit hebre të Vjenës për vaksinimin. "Ata kanë vuajtur kaq shumë trauma dhe janë ndjerë edhe më të pasigurt gjatë kësaj pandemie”, ka theksuar ajo. Më shumë se 400 të mbijetuar austriakë, shumica në të 80-at ose 90-tat e tyre, kanë ìnjèktuar dozën e parë të vàksìnës kundër Còvìd-19. Jakubovits organizoi vàksìnìmìn me mbështetjen e Ministrisë austriake të Shëndetësisë dhe zyrtarëve të qytetit të Vjenës. Dymbëdhjetë mjèkè, të gjithë anëtarë të komunitetit hebre të Vjenës, dolën vullnetarë për të vaksinuar të mbijetuarit. Megjithëse ishin të organizuar të zhvilloheshin në atë që njihet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, vàksìnìmi nuk u ofrohej vetëm të mbijetuarve të Shoah, por edhe të gjithë hebrenjve të tjerë në zonë, më të vjetër se 85 vjeç. Disa të mbijetuar nga komuniteti hebre në Vjenë, e morën vàksìnën në dhjetor./M.M-dritare.net