Basha i përgjigjet Ramës: Evropa të ka refuzuar, ti ke dështuar!

Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama vendosi sot përballë njëra-tjetrës deklaratën e presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, dhe atë të kryeopozitarit, Lulzim Basha për mosçeljen e negociatave, ka reaguar edhe ky i fundit. Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se, të gjithë janë lodhur me justifikimet e Ramës për dështimet e tij. Ai shprehet se, është fakt që Evropa e ka refuzuar Ramën.

LEXO DHE :  A do të japë Komisioni i Venecias, opinion për Kushtetuesen? Ja përgjigjja!

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.”,- shkruan Basha./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Shikoni se cfar karagjozi edhte Luli. Pasi punoi me te gjitha menyrat per te nxire vendin thote Rama deshtoi, po si deshtoi….
    Nga 38 vende 35 e votuan dhe ato 3 qe dihen se ti je agjent i tyre nuk e votuan…
    Dhe me kryesorja eshte se SHBA e perkrahu, pra rezultati eshte fitore 36 me 3……kushedi se cfar do bente Luli po ta votonin 3 dhe ta kundeshtonin 36…..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.