Mosçelja e negociatave/ Rama poston deklaratat e Tusk dhe Bashës: Pa koment!

Të premten, Këshilli i Evropës vendosi mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak ishte mosdakordësia mes shteteve, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër çeljes së negociatave me vendin tonë.

Ndërkohë, opozita fajëson qeverinë për mosçeljen e negociatave. Së fundmi kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Instagram, deklaratat e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

LEXO DHE :  A do të zhvillojë më opozita protesta? Basha: Regjimi largohet me votë

Tusk deklaroi se: “Nuk pati unanimiteti për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut.”

Ndërkohë sipas Bashës: “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare.”

Ndërsa poston dy deklaratat, kryeministri shkruan: “Pa koment!”/K./dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.