Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arta Marku takon dy prindërit nga Fushë Kruja që kërcënuan me vetëvrasje

Arta Marku takon dy prindërit nga Fushë Kruja që
Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në një takim dy prindërit nga Fushë Kruja, të cilët kërcënuan me vetëflijim. Besim dhe Zene Masha kanë kërkuar nga kryeprokurorja drejtësi për djalin, që sipas tyre mbahet padrejtësisht në burg, pa asnjë provë.

“Nuk e dua jetën më, pa djalin, dua të takoj Arta Markun ose nuk e dua më jetën. Ai po mbahet padrejtësisht në burg. Fillimisht u tha se nuk ka prova, por po e mbajnë në burg” shprehet Besim Masha, babai i djalit.

Ata qëndruan për disa minuta të ulur pranë prokurorisë dhe fillimisht nuk u lejuan që të futen, por pas njohjes me kërkesën për ta takuar, Arta Marku ka pranuar që të takojë çiftin./L.P./Dritare.net