Arrestohen tre të rinj nga Vlora, vidhnin dyqane në Tiranë
Dritare.net
Specialistët e Komisariatit të Policise Nr.2 Tiranë, arrestuan shtetasin Donald Veipi, 24 vjeç, shtetasin me inicialet I. S., 17 vjeç, dhe G. P., 16 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Këta shtetas u konstatuan në flagrancë duke prerë me një sharre hekuri, çelesin e derës së jashtme të një dyqani në rrugën “Tish Daia”. Gjithashtu është arritur të zbulohen dhe dokumentohen disa ngjarje të tjera në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2, ku këta shtetas janë të dyshuar si autorë të mundshëm të tyre.
VJEDHJET:
Më datë 26.06.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. B., ku kanë marrë disa disa artikuj dhe një shumë monetare.
– Më datë 11.07.2016, në rrugën “Frosina Plaku”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E. K., ku kanë marrë një lap top dhe disa artikuj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan; një sharrë hekuri e përshtatur për të prerë çelësa, një palë pinca për prerje shufrash hekuri, një kaçavidë, një palë pinca, një çekiç si dhe një automjet tip Renault Megane.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 134 e 25 të Kodit Penal.