Na ndiqni edhe në

Arkiv

13 ushqimet, që njerëzit e shëndetshëm i hanë për mëngjes!

13 ushqimet, që njerëzit e shëndetshëm i hanë për
Akoma nuk dini së çfarë të hani në mëngjes? Epo jeni në vendin e duhur. Dritare.net sjell për ju ushqimet që njerëzit e shëndetshëm i hanë për mëngjes. Mos i humbisni!

  • Avokado me vezë të skuqur

Ky mëngjes i shijshëm është i pasur me proteina dhe  yndyra vegjetale, që do t’ju kënaqin stomakun. Ngroheni  furrën në 200 ° C . Pritni avokadon në mes,  largoni farën.  Hidhni një vezë në çdo gjysmë, shtoni domate, kripë dhe piper për shije. Piqeni për 20-22 minuta.

  • Fruta dhe tost me gjalpë bajamesh dhe sallam

Shumë njerëz besojnë se, ky kombinim është shumë i çuditshëm. Por është i shijshëm, i kënaqshëm dhe krejtësisht ushqyes, informon dritare.net

  • Vezë, tost avokadosh dhe boronica

Shumëllojshmëri tostesh, pure avokadosh, dhe një vezë të skuqur në një nxehtësi të ulët.

  • Fruta, perime dhe toste me vlera ushqyese

  • Vezë të fërguara me rukola

  • Lëng avokadosh

Një mëngjes i mirë, sigurisht nuk mund të shijohet pa lëng avokadosh

  • Petulla të shëndetshme

Dritare.net sjell për ju një recetë super të thjeshtë. Merrni një lugë gjelle proteinash pluhur, të bardhën e vezëve, ½ filxhan bananesh të pjekura dhe fara liri. Ju mund ta shoqëroni edhe me pak çaj jeshil dhe del një mëngjes, ëëëmm super i shijshëm .

  • Tërshërë me pure bananesh

  • Omëletë me avokado dhe salmon dhe perime çfarëdo lloji që dëshironi

  • Sup shtëpie, me karota, selino dhe erza çfarëdo që dëshironi

  • Omëletë me perime. Kjo recetë është shumë e shijshme. Merrni pak perime çfarëdo lloji që ju doni, domate, speca etj. Përziejini bashkë me vezën, skuqini dhe i hani.

  • Tost me avokado, vezë dhe djathë

Ngroheni një avokado dhe një tost me djathë në furrë. Vendosini  një vezë të freskët në krye dhe shtoni  erëza, sipas dëshirës, sugjeron dritare.net

  • Vezë të ziera

Nëse mëngjesi juaj përmban dhe vezë, atëherë kjo është një ide e shkëlqyer. Veza përmban proteina dhe vitamina të shëndetshme që e ndihmojnë shumë organizmin tuaj. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net