
Sot vendi do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë mesditës dhe pasdites temperaturat do të jenë të larta, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë. Temperaturat pritet të luhaten nga rreth 20°C në mëngjes deri në 35°C gjatë orëve të pasdites./L.F/dritare.net