Vera Grabocka e ka një përgjigje për të gjithë
E Enjte 21 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net
Ndërsa Vejsiu- Grabocka, janë duke punuar për tre ditët e Festës së Kenges, në media eshtë shpallur emri i fituesit, sipas tyre, gjithmone dhe është lakuar emri i Vera Grabockës si zonja që po vendos gjithçka.
Grabocka nuk ka dhënë asnjë përgjigje , si ngaherë, kur preferon të flasë pak.
Por ama sot e ka bërë një deklaratë.
Në instagram, aty ku regjisorja shihet shpesh e me shpesh, këtë herë ka postuar një puthje me bashkëshortin, Timo Flloko. Poshtë shkruan: Dashuria është përgjigja.
Çifti i filmit dhe spektaklit që zgjon shume kuriozitet, si ngelën përherë të rinj, këtë përgjigje kanë: Dashurinë. Për publikun e tyre të të gjitha kohërave, që sot e gjithmonë i do, si dikur. / dritare.net