Na ndiqni edhe në

Moti

Vapë e fortë në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 40°C

Tiranë, 9 gusht 2026 – Shqipëria po përjeton një ditë të nxehtë vere, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimeve, temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 38–40°C, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat jugore gjatë mesditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi mesatare, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore mund të jetë më e fortë. Deti parashikohet me dallgëzim rreth 1–3 ballë.

Meteorologët parashikojnë vijim të temperaturave të larta edhe në ditët në vazhdim, ndaj këshillohet kujdes gjatë qëndrimit të gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës./L.F-dritare.net