Na ndiqni edhe në

Moti

Vala e të nxehtit vijon në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 41°C

Shqipëria vijon të përfshihet nga një valë e fortë të nxehti edhe këtë të mërkurë, 12 gusht. Sipas parashikimit të motit, vendi do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41°C në disa zona.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vetëm vranësira të pakta dhe kalimtare në relievet e larta malore, pa ndryshuar karakterin kryesisht të kthjellët të motit në pjesën tjetër të territorit.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë orëve të pikut të temperaturave, veçanërisht personat më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Rekomandohet shmangia e qëndrimit të gjatë në diell dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

Vala e temperaturave të larta ka vijuar në Shqipëri prej disa ditësh, duke sjellë kushte tipike të një periudhe të fortë të nxehti veror. /L.F-dritare.net