
Kështu shkruajnë mediat italiane, për Venecian, ndër qytetet më të preferuara nga turistët. Prej muajsh vendi ka një pamje të trishtë. Bosh, me qepena biznesesh që ulen çdo ditë. Venecia u godit nga katastrofa të njëpasnjëshme. Si fillim nga përmbytje më 12 nëntor të vitit të shkuar.
Dhe sa dukej që po rimëkëmbej, nuk vonoi katastrofa tjetër: pandemia. Kafenetë, dyqanet, vendet historike apo ato luksoze, janë drejt falimentit.
Ndërsa disa provinca, apo zona turistike në Itali, gjatë verës, panë një ndryshim të situatës, ndryshe ndodhi në Venecia. Vera, nuk solli turistë, si asnjëherë tjetër. Ndërsa muajt e dimrit, do të jenë dyfish më të vështira.
Sezoni i dimrit, nuk ka qenë premtues edhe në vitet e shkuara, dhe aq më pak këtë vit.
Ndaj, duket edhe shumë larg koha kur Venecia të mbushet sërish plot si dikur./L.F-dritare.net

















