Revista britanike tregon 10 qytetet dhe fshatrat përrallë të Shqipërisë!
Dritare.net

Revista e udhëtimeve "Fodors" i ka kushtuar një artikull disa nga qyteteve dhe fshatrave, përrallë të vendit tonë.
"Nëse po kërkoni për vendin e duhur për foto mahnitëse, një ambient të shkëlqyeshëm, shikoni qytetet dhe fshatrat me pamje magjike të Shqipërisë. Malet e çrregullta të Shqipërisë mbulojnë pothuajse 75% të vendit, madje dhe Riviera kufizohet me male të pjerrëta që zbresin në një vijë të thyer bregdetare. Ky terren malor u ka dhënë pamje magjike qyteteve dhe fshatrave të panumërta të Shqipërisë.", kështu shkruan revista.

Fodors ka renditur 10 qytetet dhe fshatrat më përrallore të Shqipërisë. E ka nisur me Beratin, qytetin e një mijë dritareve, ndërsa përshkruan pikat më të bukura që mund të vizitohen.

Pas Beratit, vjen Kruja, Kryeqyteti Mesjetar i Skënderbeut. Nuk kishte si të mungonte qyteti i gurtë, Gjirokastra, i cili pas emisionit të gazetares, Rudina Xhunga ka qenë plot me turistë vendas. Pazari, Shtëpia e Zekatëve, e Skëndulatëve, Kalaja, janë disa nga pikat që mund të vizitoni në Gjirokastër, shkruan revista, informon dritare.net

E pas jugut, revista shkon në veri, duke treguar mrekullitë, Thethin dhe Valbonën.


Pastaj zbret në juglindje, ku na çon në Korçë, qytetin e serenatës.

Shkon sërish në jug, me Dhërmiun, fshatin mbi kodër, mes maleve dhe detit. Nuk kishte si të mungonte në sugjerimin e Fodors edhe Himara, shpirti mesdhetar i qyteteve të vogla joniane.


Por fshatrat e bukur të Vlorës nuk mbarojnë me Dhërmiun dhe Himarën, ka dhe të tjerë. Në listë është edhe Vunoi, fshati tipik i vijës bregdetare.

I dhjeti fshat në listën e Fodors është Preza, në Tiranë, ndërtuar mbi kodër./K.C/dritare.net
