Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Ky është destinacioni më i sigurt në botë për të pushuar!

Ky është destinacioni më i sigurt në botë për

Ishujt Seishel janë të famshëm për plazhet e tyre të bukura me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta. Mbeten gjithnjë një nga destinacionet më tërheqëse në botë, për peizazhet ekzotike të xhunglës. Popullariteti i tyre po rritet nga viti në vit. Por sigurisht, si shumë destinacione të zhvilluar nga lëvizja e turistëve ndërkombëtar, edhe këta ishuj u përballën me ndryshimin botëror që solli pandemia. Vendi pothuajse e ndaloi aktivitetin e turizmit. Ekonomia që varej prej saj u ngadalësua.

Ky është destinacioni më i sigurt në botë për

Autoritetet morën masa drastike për të përmirësuar situatën e vendit. Ata synojnë të rikthejnë pushuesit.

Në zbatim është vendosur një plan “agresiv” vaksinimi. Nga ky plan janë vaksinuar deri më tani 70% e popullsisë së ishullit. Rreth 46% e popullsisë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Zyrtarët e vunë planin në veprim pasi morën 50,000 doza vaksine dhuratë nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. Seishel-et qëndrojnë një hap pas Izraelit për nga vaksinimi i popullsisë në tërësi. Masa të reja shëndetësore janë vendosur që shëndeti i vizitorëve dhe popullatës lokale të mos cenohet.

Ky është destinacioni më i sigurt në botë për

Prandaj, shumë shpejt ishulli po planifikon të hapë kufijtë për vizitorët nga e gjithë bota. Ritmi i jetës, bimësia e gjelbër e harlisur, plazhet e bukura, temperaturat e ngrohta gjatë gjithë vitit, e bëjnë këtë ishull një vend magjik. Veçanërisht gjatë kohës kur njerëzit kërkojnë aktivitete në natyrë dhe ajër të pastër./M.T/dritare.net

Ky është destinacioni më i sigurt në botë për