Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Dritaret e verës në Firence

Dritaret e verës në Firence

Emri Babae, vjen nga latinishtja dhe do të thotë madhështore. Dy shokë, kanë hapur një restorant me këtë emër në qershor të 2019 në Firence. Kjo është një eksperiencë e re për ta. Por vetëm pak pasi ky restorant u hap, iu desh të mbyllej për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por ky restorant fshihte një sekret të vogël.

Dritaret e verës në Firence

"Ne gjetën një dritare brenda restorantit, kështuqë ne vendosëm ta rihapnim restorantin pas izolimit dhe të shisnim verë përmes asaj hapësire të vogël", tregon njëri prej tyre.

Dritaret e verës në Firence

Historia e dritareve të Firences

Nga 1630 deri në 1633 në Firence kishte shpërthyer 'vdekja e zezë", që shkaktoi shumë viktima. Kjo ishte koha kur 'Dritaret e Verës', u bënë shumë të rëndësishme për qytetin.

Dritaret e verës në Firence

Kështuqë vera por jo vetëm filloi të shitej në këtë mënyrë, pasi nuk kishte kontakte mes njerëzve, dhe ajo që ne e njohim sot si distancim social, respektohej në këtë mënyrë.

Dritaret e verës në Firence

Kështu edhe dy të rinjtë, sot në Babe, shesin jo vetëm verë, por kokteje, dhe ushqim të mirë. Madje ata tregojnë një histori shumë komike.

Dritaret e verës në Firence

Ata nisën të bëjnë pica, por në momentin e dorëzimit te klientët përmes dritares, kishte një problem të vogël:

Pica ishte shumë më e madhe se hapësira e dritare!!

Ka rreth 180 dritare të tilla në të gjithë Firencen.

Dritaret e verës në Firence

Pas rihapjes, dritarja e Babae, u bë mjaft e njohur, një prej vendeve më të preferuara.

"Pati një shpërthim të madh menjëherë pas heqjes së izolimit. Të gjithë na pyesnin jeni të hapur, duam të vijmë!".

Sot është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara italiane!/L.F-dritare.net