Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Trendi i ri: frigorifer në banjë!

The Guardian

Frigoriferët mini nuk po përdoren më vetëm për pije. Gjithnjë e më shumë njerëz po i vendosin në banjë për të ruajtur produkte të kujdesit për lëkurën, suplemente dhe medikamente si Ozempic, duke i kthyer në një nga trendet më të reja të industrisë së mirëqenies.

Sipas kompanisë britanike Sub-Zero & Wolf, kërkesa për frigoriferë mini është rritur dhjetëfish gjatë dy viteve të fundit. Fillimisht të destinuar për bare ose palestra shtëpiake, sot ato përdoren për kremra fytyre, produkte probiotike dhe barna që kërkojnë temperaturë të kontrolluar.

Megjithatë, dermatologu Ariel Haus thotë se jo të gjitha produktet kozmetike kanë nevojë të ruhen në frigorifer. Sipas tij, serumet me vitaminë C dhe produktet me retinoidë përfitojnë nga temperaturat e ulëta, pasi nxehtësia mund të ulë efektivitetin e tyre.

Në rastin e medikamenteve për humbje peshe, si Ozempic dhe barna të ngjashme, udhëzimet rekomandojnë që ato të ruhen në temperaturë 2–8 gradë Celsius para përdorimit të parë, ndërsa më pas mund të mbahen në temperaturë dhome, nëse nuk i kalon 30 gradët.

Ekspertët theksojnë se shumë produkte të tjera, si kremrat për sytë apo maskat për fytyrën, nuk kanë nevojë për frigorifer. Ftohja mund të japë një ndjesi freskie dhe të ulë përkohësisht fryrjen, por nuk rrit efektivitetin e vetë produktit.

Rritja e interesit për frigoriferët mini lidhet me zgjerimin e industrisë së mirëqenies, e cila po ndikon edhe në mënyrën se si njerëzit organizojnë hapësirat e tyre në shtëpi./L.F-dritare.net